Top Channel/ SHBA-Rusi, prapaskenat për paqen/ Zbardhet çfarë u diskutua për 12 orë
24/03/2025 23:05

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që po zhvillohen në Riad të Arabisë Saudite, për luftën në Ukrainë, nuk do të çojnë në nënshkrimin e dokumenteve të rëndësishme, ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Pas 12 orësh diskutimesh, Peskov theksoi se nuk priten marrëveshje konkrete, por përfundimet mund të shpallen të martën, 25 mars. Këto bisedime vijnë në një periudhë ku Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1125. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po negociojnë për linjat e demarkacionit territorial dhe çështjen e menaxhimit mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhias, një objekt kyç që ka qenë në qendër të tensioneve. Trump theksoi se negociatat kanë për qëllim të gjejnë një zgjidhje për këtë konflikt, i cili ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka destabilizuar rajonin. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka shprehur angazhimin e saj për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë deri më 20 prill, që përkon me Pashkët, si për Kishën Katolike, ashtu edhe për Kishën Ortodokse. Duke komentuar për bisedimet, Kremlini ka theksuar se ka një vullnet për të arritur një zgjidhje paqësore, por se ende ka shumë aspekte të diskutueshme që duhet të zgjidhen, veçanërisht në lidhje me objektet energjetike, përfshirë termocentralet bërthamore. Për situatën ka reaguar edhe qeveria kineze, që ka mohuar lajmet mbi dërgimin e trupave të saj për të marrë pjesë në një operacion paqeruajtës në Ukrainë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, ka quajtur këto raporte “krejtësisht të rreme”.

Top News- Jo më shumë se 10 mln banorë / Zvicra me plan për të kufizuar popullsinë e saj
12/02 20:00
Top Channel/ Gjermania, me sytë nga ombrella bërthamore e NATO-s: “Nuk e varros para kohe”!
12/02 15:25
Top Channel/ Kosovë, SHBA “mesazh” Kurtit: Presim bashkëpunim nga qeveria e re!
12/02 15:24
Top News – Përplasen dy luftanije amerikane / ‘Aksident’ pranë Amerikës së Jugut, dy të lënduar
12/02 15:15
Top News – Suedia dërgon Gripen-at në Grenlandë / Nis misioni ‘Roja e Arktikut’, NATO forcon praninë
12/02 15:01
Top Channel/ “Ka persona që kanë gënjyer nën betim”, mbrojtja në Hagë shënjestron dëshmitarët!
12/02 14:30
Top News – Skandali në e-mailet e pedofilit. Diplomatja arabe i ofroi Epstein motrën 13-vjeçare
12/02 13:54
Top News – SHBA ‘po e braktis’ NATO-n / ‘Aleancë e bazuar në partneritet, jo në varësi’
12/02 13:51
Top News – Dallgët 10 metra, tërbohet moti / ‘Lumi atmosferik’ mbi Portugali, alarm i kuq në Spanjë
12/02 13:51
Top News – Alarm i kuq në Francë, rrezik ortekësh / Rrugë të kërcënuara, mbyllen resortet e skive
12/02 13:50
Top News – Bllokon emigrantët me ushtri / Meloni nxjerr marinën për të mbrojtur brigjet italiane
12/02 13:34
Top News – Britania ‘blindon’ qiellin Ukrainas / Qindra e miliona dollarë për mbrojtjen ajrore
12/02 13:34
Top News – Fluturojnë karriget, plas grushti në Kuvend/Sherr masiv, deputetët turq jashtë kontrollit
12/02 13:23
Top Channel/ Zelensky vë kushte “të pamundura” për zgjedhjet: Në fillim, armëpushimi me Rusinë!
12/02 12:12
Top News – Edhe republikanët kundër Trumpit / Dhoma e përfaqësuesve rrëzon tarifat ndaj Kanadasë
12/02 12:08
Top News – Zgjedhje në Ukrainë pas armëpushimit / Zelensky: Më parë duhen garancitë e sigurisë
12/02 11:59
Top News – Rusia ‘errëson’ WhatsApp-in / Mbyll platformën e META-s, promovon shërbimet vendase
12/02 11:31
Top News – Trump dhe Netanyahu pa marrëveshje / Bisedimet e SHBA-së me Iranin do të vazhdojnë
12/02 11:27
Top Channel/ Frika për Groenlandën, NATO nis “Rojen e Arktikut”: Rrugëdalje nga kriza!
12/02 11:24
Top News – Kim Jong Un zgjedh pasuesin / E bija ‘do ngjitet në fron’ pas vdekjes së tij
12/02 11:17
DIGITALB DIGITALB