Fakti që kjo është një periudhë e ngarkuar për trafikun ajror në SHBA, nuk e ndaloi administratën e presidentit Donald Trump të pushojë nga puna me qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit. Lëvizja e saj vjen disa javë pas përplasjes vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një avion pasagjerësh në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, “Ronald Reagan”.