Në kohën kur konflikti në Lindjen e Mesme ndërmjet Izraelit dhe Hamasit hyri në ditën e 376, mbërrin lajmi se sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i pentagonit, Lloyd Austin i kanë dërguar një letër shtetit hebre ku i kërkojnë të marrë masa për të përmirësuar “brenda 30 ditëve” situatën humanitare në Gaza, në të kundërt mund të përballet me një embargo amerikane të armëve.