Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi në një intervistë për agjensinë e lajmeve “Mina” se Washingtoni nuk do të hezitojë të vendosë sanksione në mënyrë që t`i dërgojë një mesazh të fortë personave të korruptuar dhe atyre që destabilizojnë rajonin.