Asociacioni I komunave me shumicë serbe është padyshim një temë e vështirë për kryeministrin e Kosovës, por me sa duket, Albin Kurti e ka të pamundur t`I shmanget një zgjidhjeje që kërkon sakrifica. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, iu rikthye cështjes se shndërruar në një gjemb në shpinën e Prishtinës zyrtare, duke pohuar se tani, është koha për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.