Top Channel/ “SHBA nuk e ka braktisur Kosovën”, ekspertët: Biden ka dyfishuar përkushtimin!
16/11/2021 14:53

Njoftimi i presidentes Vjosa Osmani i dha fund debateve të ashpra që ngjalli ftesa- fillimisht e munguar, e më pas e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin për Demokraci që organizon presidenti amerikan Joe Biden në muajin dhjetor. “Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden. Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol kryesor kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani duke konfirmuar ekzistencës e ftesës. Fakti që në listën e publikuar disa ditë më parë mungonte Kosova, nxiti reagimet e opozitës por edhe disa vëzhguesve, që thanë se një zhvillim i tillë është tepër i dëmshëm për vendin. Tani që ftesa u konfirmuar, njohësi i çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula e përshkroi atë si dëshmi të faktit që |Shtetet e Bashkuara nuk e kanë braktisur Kosovën. “Prania në Samitin e Demokracisë, para së gjithash, nënkupton bindje politike mbi riafirmimin e angazhimit afatgjatë të dy vendeve tona mbi partneritetin dhe vlerat e përbashkëta. Republika e Kosovës nuk ka aleat më dashamirës e të besueshëm se SHBA-ja në angazhimin e përbashkët lidhur me vlerat e demokracisë që kontribuojnë për demokracinë dhe paqen në rajon dhe botë”, theksoi ai duke shtuar se “administrata amerikane e presidentit Biden e ka dyfishuar përkushtimin ndaj partneritetit me Kosovën”.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17