Një javë bomba, raketa, shpërthime, tym e shkatërrim masiv! Lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin që po godasin në zemër të Iranit, duke vrarë udhëheqësit më të lartë, dhe nga ana tjetër Teheranin që ka bllokuar thuajse totalisht lëvizjen e naftës në Ngushticën e Hormuzit, duke sjellë pasoja në mbarë botën. Teksa lufta hyn në javën e dytë, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, duke bërë gati të përdorin bombarduesin më të madh amerikan, që është i aftë të mbajë 24 raketa. Ai peshon 86 tonë dhe është bombarduesi më i shpejtë në Forcat Ajrore të SHBA. Avioni i quajtur “Bone” ka sisteme të përparuara radari dje GPS për të ndihmuar në goditjen e objektivave, si dhe një sistem që e mbron nga armiqtë.