Në kohën kur Shtetet e Bashkuara dërguan dhjetëra helikopterë, përshirë Apache e Blackhaw, si dhe pajisje të tjera ushtarake në portin grek të Aleksandropulos, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kthen sërish sytë nga homologu rus, Vladimir Putin. Në telefonatën e zhvilluar me të, Erdogan foli për një forcim të marrëdhënieve dypalëshe, cka duket se është aprovuar nga shefi i Kremlinit.