Rusia mund të jetë duke përgatitur në fshehtësi planin për pushtimin e Ukrainës, paralajmërojnë Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë kanë kontaktuar menjëherë me aleatët europianë pas raporteve se dhjetëra mijëra trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit dhe tensionet po rriten. Ata u thanë homologëve të tyre transatlantikë të bëjnë gati njësitë elitë, e thuhet madje se disa prej tyre janë vendosur fshehurazi gjatë natës.