Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha dritën jeshile dozës së tretë të të vaksinës Pfizer apo Moderna kundër COVID-19, për të gjithë personat me sistem imunitar të dobët. "FDA-ja është veçanërisht e vetëdijshme se njerëzit me imunitet të dobësuar janë veçanërisht të rrezikuar nga sëmundjet e rënda", shpjegoi komisionerja në detyrë e agjencisë, Dr Janet Woodcock. "Individët e tjerë që janë plotësisht të vaksinuar mbrohen në mënyrë të duhur", tha zonja Woodcock, "dhe nuk kanë nevojë për një dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 në këtë kohë".