Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny që mbahet në burg. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën Qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt. Zyrtarët e burgut kanë ndërhyrë në qasjen e tij tek mbrojtja ligjore duke mbikëqyrur takimet me avokatët e tij dhe duke vonuar shkëmbimet e dokumenteve dhe komunikimin mes tyre. Kjo ndërhyrje, së bashku me dërgimin e përsëritur në izolim për shkelje të vogla të supozuara, është dëshmi e mëtejshme e ngacmimeve të motivuara politikisht.