Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Libani për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Njoftimi pason një paralajmërim të ngjashëm nga sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, i cili ka thënë se situata “mund të përkeqësohet me shpejtësi”.