Ambasada e SHBA-së në Budapest ka reaguar pas disa javësh komente anti-amerikane nga qeveria e Viktor Orban mbi luftën në Ukrainë. Një video një minutëshe e postuar nga ambasada këtë javë në Tëitter prezantoi pesë komente kundër SHBA-së nga figura të qeverisë ose aleatët e tyre mediatikë. Shikuesve iu kërkua të merrnin me mend nëse komentet erdhën nga presidenti rus Vladimir Putin apo njerëzit e liderit hungarez.