Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e përshendeti vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksionimin e Zvonko Vesellinoviqit dhe “grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës”. Autoritetet amerikane njoftuan se kanë përfshirë në listën e sanksiokneve grupin e përbërë nga serbë të Kosovës Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Stevic. Radoicic është nënkryetar i partisë më të rëndësishme serbe në Kosovë, Listës Serbe.