Një gjykatës federal në SHBA i ka bllokuar administratës Trump ndërmarrjen e cdo hapi të mëtejshëm drejt mbylljes së Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në vendimin e tij, gjykatësi Theodore Chuang thekson se përpjekjet e Departamentit për Efiçencën e Qeverisë (Doge), për të shpërbërë agjencinë ka të ngjarë të shkelin kushtetutën e SHBA "në shumë mënyra".