Top Channel/ SHBA, gati të ndërhyjë në Iran, Trump lëshon paralajmërimin e fundit
10/01/2026 22:39

Protestat e përgjakshme në Iran kanë hyrë në ditën e katërmbëdhjetë, ku raportohet për dhjetëra viktima dhe mijëra persona të arrestuar, përfshirë dhe adoleshentë e të mitur. Në një reagim të fundit, mes përshkallëzimit në rritje të protestave, presidenti amerikan, Donald Trump, del në mbrojtje të popullit iranian, teksa thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të ndërhyjnë. "Irani po shikon lirinë, ndoshta si kurrë më parë. SHBA-të janë gati të ndihmojnë!!!", shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa nga Irani vijnë dëshmi tronditëse. Mjekët dhe stafet e disa spitaleve i thanë BBC-së se qindra të vdekur e të plagosur kanë mbingarkuar spitalet, duke bërë të pamundur dhënien e ndihmës. Një punonjës spitali e përshoi situatën të tmerrshme, teksa tha për BBC se “kishte aq shumë të plagosur, sa stafi nuk mund t’i ndihmonte. Shumë vdiqën sapo mbërritën në urgjencë, ishin kryesisht të rinj 20-25 vjeç, të qëlluar në kokë. Numri ishte aq i madh, sa nuk kishte hapësirë në morg”, u shpreh punonjësi i spitalit. Protestat filluan në kryeqytetin Teheran dy javë më parë për shkak të vështirësive ekonomike, duke u përhapur në më shumë se 100 qytete dhe qyteza në të gjitha provincat e Iranit. Për shkak të ndërprerjes së internetit në mbarë vendin në Iran, vetëm disa regjistrime arritën të shpërndaheshin. Popullsia është shkëputur nga pjesa tjetër e botës për më shumë se 24 orë. Shumë pamje të siguruara deri më tani megjithatë tregojnë zjarre dhe skena kaotike në rrugë, ndërsa disa prej tubuesve thërrasin: "Vdekje diktatorit. Protestat nisën për shkak të devalvimit të monedhës, por ndërkohë intensiteti i tyre dhe thirrjet e demonstruesve dëshmojnë se kërkohet ndryshimi i regjimit.

Top Channel/ Takim i ri në Florida SHBA-Rusi, Witkoff: Bisedime produktive për paqen
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Anglinë! Fotot e rënda të Princit Andrew
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein “djeg” Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin
31/01 23:06
Top News – Shpërthime vdekjeprurëse në Iran/ 5 viktima dhe të plagosur, Izraeli mohon përfshirjen
31/01 17:50
Top Channel/ Sauditët “dritë jeshile” Trump-it: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit!
31/01 14:55
Top Channel/ Papa Leoni citon Nënë Terezën: Aborti, shkatërrimi më i madh i paqes!
31/01 14:38
Top Channel/ Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare: Ende pritje për Listën Serbe!
31/01 14:36
Top News – Trump zgjedh Kevin Warsh/ Reformatori që kërkon të ‘trondisë’ dollarin
31/01 13:28
Top News- I dënuar në SHBA si mbështetës i ISIS. Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë
31/01 12:40
Top News – Miliarderët mohojnë ‘Epstein’ /I pari kërkoi të shkojë në ishull, i dyti mori STT
31/01 12:16
Top Channel/ SHBA, shpërthejnë protestat kundër ICE! Trump nis mijëra policë!
31/01 12:08
Top Channel/Gjermani, arrihet kompromis për azilin: Shtohen kthimet, por edhe punësim pas 3 muajsh!
31/01 11:50
Top News – Shuhet ‘mamaja’ e Kevin / ndërron jetë aktorja e ‘I vetëm në shtëpi’
31/01 11:36
Top Channel/ OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para!
31/01 11:35
Top Channel/ Dosjet Epstein, Trump përmendet 3.200 herë/ Musk: Kur e ke festën më të cmendur?!
31/01 11:33
Top News – Hapet ‘Kutia e Pandorës’. Mesazhet e Epstein me Trump, Musk dhe Bill Gates
31/01 10:47
Top News – Ekskluzive / Shqipëria në dosjen ‘Epstein’. Diplomati: Tirana ka vajza të jashtëzakonshme
31/01 10:22
Top News- Peshkaqeni vret një djalë 13-vjeçar/ Dëshmitarët: I hëngri të gjithë këmbën
30/01 23:00
Top Channel/ Guterres: OKB drejt kolapsit, anëtarët nuk paguajnë
30/01 22:56
Top News- “Ata duan të bëjnë marrëveshje”, Trump presion Iranit: Kemi armatë të madhe
30/01 22:50
DIGITALB DIGITALB