Top Channel/ SHBA “fik” Republikën Srpska! Ambasada: Nëse ndaheni, s’ekzistoni tej kufijve të Bosnjës
24/05/2024 19:22

Njoftimi i qeverisë së Republikës serbe se do të hartojë brenda 30 ditësh një marrëveshje për ndarje paqësore e cila do t’i dërgohet më pas entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnje Hercegovinës, është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara. Në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bosnje, thuhet se kjo nënkupton shkëputjen e Republikës Serbe, duke e cilësuar si “një veprim të rrezikshëm, të papërgjegjshëm, anti Dejton dhe që vë në rrezik tërësinë tokësore, sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës. Këto janë interesa thelbësore amerikane. Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ato, ndër të tjera, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që i vënë në rrezik”. Në reagimin e ambasadës së SHBA-ve, thuhet mes të tjerash se Kushtetuta e Bosnjës nuk u jep të drejtën e shkëputjes njësive të saj përbërëse. “Republika Serbe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Shkëputja ose ‘ndarja’ e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”, thuhet në reagim. Po ashtu ndër të tjera theksohet se deklaratat e zotit Dodik vënë në rrezik edhe të ardhmen euroatlantike që dëshirojnë qytetarët e Bosnjës. Kujtojmë që presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje e cila la pas vetes mbi 100 mijë te vrarë dhe miliona të zhvendosur. Pamejt: AFP

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02