Top Channel/ SHBA, “fati përfundimtar” i TikTok-ut: Trump vendos brenda 30 ditësh!
27/01/2025 14:26

Fati i TikTok-ut në SHBA mun d të qartësohet brenda një muaji: Presidenti Donald Trump është angazhuar në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës së njohur, dhe besohet se në 30 ditët e ardhshme do të dalë me një vendim përfundimtar për të ardhmen e aplikacionit."Kam folur me shumë njerëz për (aplikacionin) TikTok dhe ka interes të madh për TikTok-un," u tha ai gazetarëve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’ gjatë një fluturimi për në Florida. Reuters raportoi më herët se dy persona që janë në dijeni të bisedimeve, i kanë pohuar se administrata e re po punon mbi një plan për të shpëtuar aplikacionin TikTok që përfshin kompaninë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’. Sipas marrëveshjes që po negociohet nga Shtëpia e Bardhë, kompania mëmë e rrjetit TikTok, ByteDance do të vazhdojë të ketë rol, por mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i rrjetit do të mbikqyret nga ‘Oracle’, që aktualisht mundëson infrastrukturën për funksionimin e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, në komentet e tij për gazetarët, Trump nuk e konfirmoi të ketë diskutuar me kreun e Oracle, Larry Ellison, për blerjen e aplikacionit. “Ka shumë njerëz të rëndësishëm që po flasin me mua, mbi mundësinë për ta blerë dhe ka të ngjarë që të marr vendim brenda muajit, tha Trump, duke shtuar se Kongresi amerikan ka dhënë për këtë gjë 90 ditë afat. “ Nëse mund ta shpëtoj Tiktok-un mendoj se do të ishte diçka e mirë”, u shpreh ai.

Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23