Në mënyrë që ngërci i Kosovës me Serbisë të marrë fund, vendime të vështira priten nga të dyja palët. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e bëri të qartë se nga Prishtina e Beogradi kërkohet kurajo për të lënë pas ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të shtetit të tyre. SHBA-ja e mbështet nismën e Bashkimit Europian për një marrëveshje të mundshme, duke e konsideruar këtë një propozim në drejtim “të mirë”.