Top Channel/ SHBA e pakënaqur me Kurtin, Escobar: Kemi probleme komunikimi
12/03/2024 22:27

I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar I cilësoi marrëdhëniet me kryeministrin Albin Kurti jo të mira për shkak të mungesës së komunikimit për koordinimin e çështjeve me rëndësi të veçantë siç është ajo e heqjes së dinarit por dhe dialogut me Serbinë. “Më duhet të them se aktualisht kemi problem komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe ky nuk është problem vetëm i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është problem në komunikim që Kosova ka me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu”, tha Escobar I cili shtoi gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me gazetarët në Bruksel, se SHBA ka pasur partneritet shumë të mirë në të kaluarën me Kosovën dhe se do donte që këto marrëdhënie të riktheheshin sërish. Kritika zyrtari I lartë amerikan pati dhe për çështjen e dinarit. Ai e cilësoi zbatimin e vendimit të bankës qëndrore të Kosovës si “katastrofik” dhe “jokompetent”. “Nuk e diskutojmë legjitimitetin e vendimit por zbatimin e tij. U desh pothuajse një vit për të zbatuar vendimin për përdorimin e euros, ndërsa në veri të Kosovës duan ta zbatojnë për më pak se tri javë. E dyta, qeveria nuk afroi alternativë që njerëzit të marrin pagesat që u takojnë. Dy javë para shpalljes së vendimit Kosova u pajtua bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për një mekanizëm pagesash që do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.”, nënvizoi ai. Deklaratat e Escobar erdhën përpara vizitës që ai do të zhvillojë në Prishtinë, ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit të Kosovës për të folur për çështjen e dinarit por dhe atë të dialogut me Serbinë, ku do të kërkojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00