Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë , Tomas Szunyog, janë treguar të drejtpërdrejtë në thirrjen e fundit drejtuar Kosovës, e cila ngjason dhe me një lloj paralajmërimi: Përmbushni marrëveshjet nëse dëshironi anëtarësimin në BE dhe NATO.