Në fund të tetorit, përfaqësuesi serb në presidencën treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, doli me nje deklaratë që u interpretua si shpallje lufte: Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët në federatën serbo-boshnjake, do të shkëputet nga shteti multietnik. Republika Srpska në mënyrë graduale duhet të ndahet nga shteti i përbashkët dhe të organizojë vet kompetenca të rëndësishme si mbrojtja dhe drejtësia, tha ai.