Pajisje mjekësore në vlerën 1 milion dollar u dhuruan sot nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të rritjes se kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë. Në ceremoninë e organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ishin të pranishme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, znj. Yuri Kim.