Një ngjarje e rëndë u raportua të dielën nga Michigani i Shteteve të Bashkuara, ku një person hapi zjarr ndaj besimtarëve në një Kishë. Mediet amerikane raportojnë për disa të vdekur nga breshëria e plumbave në Kishën e Jezu Krishtit, ndërsa policia lokale qëlloi për vdekje autorin e ngjarjes. Besimtarët të dielën po mbanin zi për vdekjen e presidentit më të vjetër të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Russell Nelson, kur u qëlluan. Autoritetet amerikane raportuan se nga të shtënat Kisha shpërtheu në flakë.