Top Channel/ SHBA, BE urojnë presidenten e RMV, i bashkohet Shqipëria dhe Kosova. “Kërcënon” Greqia
09/05/2024 19:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian por edhe fqinjë si Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë uruar zgjedhjen si presidente të profesoreshës së mbështetur nga nacionalistët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e cilësoi historike zgjedhjen e saj si presidentja e parë grua në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet e qytetarëve për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e ambasadores amerikane. Po ashtu, edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, përmes mesazhit të tij për zgjedhjen e Davkovës si Presidente, shpreson në bashkëpunim të ngushtë me të për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut. Urimeve i është bashkuar Presidenti I Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka përgëzuar duke nesuar në “forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, sic thotë Begaj si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbeten tërësisht të angazhuar”, shkruan Begaj në statusin e tij. Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se “Mezi pret që të punojë me Presidenten e zgjedhur për një angazhim të fortë të përbashkët për integrimin euroatlantik. Një mesazh urimi Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut i ka munguar nga Athina zyrtare. Zgjedhja e saj dhe fitorja e nacionalistëve të VMRO-së nuk është parë me sy të mirë dhe është komentuar nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgis Gerapetritis, i cili thotë se përballë tyre Greqia është e përgatitur për të gjitha skenaret. Duke shpresuar se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme ai kujton se dy vendet duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës, e cila thotë se është një parakusht formal për rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Pamjet: AFP

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48