Pas takimit mes Zelenskyt dhe liderëve të vendeve europiane, ku u dha mesazhi se plani për paqen duhet ndryshuar, reagoi presidenti amerikan, i cili lëshoi deklarata të ashpra në adresë të BE, duke thënë se “po shkon në drejtimin e gabuar”. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se vendet europiane duhet të jenë “shumë të kujdesshme”, pasi sipas tij ndryshimet e fundit po e çojnë kontinentin në një rrugë “shumë të keqe”. “Ne duam ta mbajmë Evropën ashtu siç është. Por ata po shkojnë në drejtime shumë të këqija,” nënvizoi presidenti Trump.