Dy persona janë ndaluar në Tiranë për shkak se kanë shantazhuar persona të tjerë duke keqpërdorur imazhet në rrjetin social tik tok e më pas u kanë kërkuar para për t’i fshirë. Rasi i parë është ai i një 33 vjecari i cili ishte kërcënuar nga dy të rinj që i kërkonin një mijë euro për të fshirë foto dhe shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”.