Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit më së largu më katër mars. Edhe pas takimeve ndërpartiake, nuk ka një emër konkret për kandidatin për të parin e shtetit. Megjithatë, nga këto takime u bë e qartë që asnjëra prej partive politike nuk i ka dalë në krah, Vjosa Osmanit që synon edhe një mandat tjetër si presidente, madje as Lëvizja Vetëvendosje.