Sezoni veror ka nisur dhe bashkë me të policia e shtetit po merr masa për të ruajtur rendin e sigurinë. Duke nisur nga kjo fundjavë deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda që transportojnë mallra në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.