Fiks Fare çel sezonin e ri televiziv sot në mbrëmje. Çdo javë, nga e hëna në të premte, duke filluar nga ora 20.10, shqiptarët do të mund të ndjekin programin më të dashur investigativ, nën moderimin e Devit dhe Dorit. Në krah të tyre, në këtë sezon të ri, do të jenë dy velina të reja, Joana dhe Klaudia. Dy bukuroshet u përzgjodhën pas audicioneve që zgjatën disa javë, ku morën pjesë dhjetëra vajza nga e gjithë Shqipëria.