Edhe sot janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjës të kompanisë që prodhojnë pajisje elektrike për automjete. Ndryshe nga mbrëmja e djeshme, ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtorët po shoqërohen me makinat private të kompanisë.