Transmetimi i serialit kosovar “Rrushe” premierë në ekranin e Top Channel, i titruar në gjuhën standard, ka shkaktuar një rrufe reagimesh në Kosovë dhe Shqipëri. Përkthimi shqip-shqip ka shkaktuar një debat të nxehtë në mediat shqiptare dhe ato të Kosovës. Pikërisht i pyetur në lidhje me këtë autori dhe publicist i njohur Ardian Vehbiu dhe poetja Mimoza Ahmeti kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me çështjen e shumë komentuar.