Albin Kurti thotë se Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku lëvizja e tij përfundoi duke drejtuar vetëm katër komuna nga 38 që janë gjithsej, një rezultat i pakënaqshëm sipas tij. Megjithatë, kryeministri i Kosovës e spostoi vëmendjen duke u fokusuar tek dialogu me Serbinë.