Top Channel/ Serbia shton ushtarët në kufirin me Kosovën, alarmohet SHBA: Po nxit destabilitet
29/09/2023 23:19

Shba I ka bërë thirrje Serbisë që të të tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Kirby shprehu shqetësimin e Uashingtonit, të premten, lidhur me këtë situatë. “Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë raporton radio Europa e lirë. Ai nuk dha një përgjigje konkrete nëse Serbia po planifikon ndonjë pushtim ushtarak por pohoi se SHBA po vëzhgon me kujdes të gjitha veprimet pasi numri I madh I ushtarëve është një faktor destabilizues. Zyrtari I lartë amerikan theksoi më tej se sulmi në Banjskë ishte I organizuar dhe I sofistikuar dhe nuk ishte diçka rastësore pasi dhe arëmt që u gjetën nga policia e Kosovës ishin të një niveli të lartë ushtarak. Lidhur me këto zhvillime, John Kirbi tha se vetë sekretari amerikan I shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me Vuçiç. Telefonatë që e konfimroi edhe vetë presidenti serb I cili pohoi se kryediplomati amerikan e paralajmëroi me sanksione nëse nuk ndërmerr hapa për shtensionimin e situatës në veri. Në sulmin e armatosur më 24 shtator ku mbeti I vrarë rreshteri Afrim Bunjaku morën pjesë rreth 30 persona të armatosur, tre prej të cilëve u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Kosova e cilësoi sulmin si terrorist dhe kërkoi një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm. Por beogradi zyrtar mohoi çdo përfshirje edhe pse po strehon Milan Radoiçiç, I cili ishte dhe organizatori i kësaj ngjarjeje. Pamjet: AFP

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07