“serbia po mobilizon ushtrinë dhe po injoron thirrjet e NATO-s për uljen e tensioneve midis dy armiqve ballkanikë të kohës së luftës”. Mediat ndërkombëtarë i kanë bërë jehonë zhvillimeve në Veri të kosovës, mes shqetësimeve për një konflikt të ri Serbi-Kosovë. Ushtria serbe thotë se është në "nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë luftarake" pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve, raporton BBC. Ndërsa sot , ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviç vizitoi një bazë ushtarake në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.