Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Beogradin për një show “agresioni” pas stërvitjes që ushtria serbe kreu të mërkurën në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë. Vetë misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha për REL se stërvitjet nuk përbëjnë rrezik për sigurinë në rajon.