Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arrestimin e djeshëm të zyrtarëve policor të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se nga dhjetë të arrestuarit, pesë prej tyre janë liruar më herët dhe katër të tjerë u liruan tani. Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq vazhdon të mbahet nga serbët. Ai është dërguar në paraburgim nën akuzën për prishjen e rendit kushtetues Sipas Kurtit akti i ndalimit e arrestimit është akt hakmarrës me qëllim nxitjen e tensioneve.