Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk i priti mirë komentet e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia është aktualisht më pranë NATO-s se Kosova. Gjatë një interviste për transmetuesin publik serb, Hill qe shprehur më herët se NATO-ja punon çdo ditë me ushtrinë serbe, mban trajnime dhe ushtrime. Kryetarja e shtetit të Kosovës nuk e la këtë deklaratë të kalonte në heshtje.