Albin Kurti vazhdon t`i bëjë thirrje ndërkombëtarëve të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, në të kundërt, ajo sipas tij, është e destinuar ta përsërisë. Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” , kryeministri i Kosovës foli gjatë për sulmin e para dy javëve në Banjskë të Zveçanit, duke i mëshuar idesë së ky akt nxori në pah vështirësitë dhe “nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë”.