Vetëm një ditë pasi krerët e policisë së Kosovës denoncuan sulmet ndaj efektivëve të saj në veri, dy shpërthime të tjera shënjestruan forcat policore në zonë. Incidenti i orëve të parë të ditës ndodhi në Sharpej të Jarinjës, ku gjendet pikëkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë. Shpërthimet pranë një veture të policisë, janë kryer me mjete piroteknike. Policia e pohoi hapur se dyshon se këto mjete shpërthyese janë hedhur “nga territori i Serbisë”.