Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes ndaj stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke e konsideruar deklaratën e Vuçeviç të rrezikshme dhe të papranueshme. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama thekson se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.