Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Serbia shpalli ditë zie 27 shtatorin për vdekjen e terroristëve, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës mëngjesin e së dielës, ku mbeti i vdekur Afrim Bunjaku. Ai e konsideron të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm vendimin e marrë nga autoritetet e shtetit serb. Sipas kreut të qeverisë, ky ishte sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik.