Presidenti serb Aleksandar Vuçic njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtyrë edhe për 30 ditë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë. Njoftimin entuziast, Vucici e bëri përmes Instagramit. “Ia dolëm! Sanksionet ndaj NIS-it u shtynë edhe për 30 ditë. Faleminderit të gjithë njerëzve në Serbi që luftuan për këtë cështje dhe faleminderit partnerëve amerikanë për mirëkuptimin e tyre.