Hetime paralele kanë nisur ndaj Milan Radoicicit lidhur me sulmit e Banjskës: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është aktualisht në procesin e mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast. Në të njëjtën kohë, hetime për ish nënkryetarin e Listës Serbe dhe ngjarjen në veri ka nisur edhe Prokuroria e Serbisë, por nuk është e qartë nëse dy institucionet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.