Një seri dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anembanë Serbisë ka nxitur spekulimet se vendi po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare e rajonale. Sipas vlerësimeve aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, e përveç dorëheqjes së kryetarëve të komunave, pritet të japë dorëheqje edhe kryeministrja Ana Brnabic.