Qeveria serbe i dha dritën jeshile masave që i diktojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme “të përgatisë urgjentisht amendamente për Ligjin për armët dhe municionet”. Amendamentet, siç sqarohet në njoftimin e qeverise, do të ashpërsojnë kriteret per zoterimin e armëve të lehta të zjarrit. “Këto masa po miratohen për të reduktuar numrin e armëve të tilla që janë në zotërim të personave juridikë dhe fizikë”, theksohet ne njoftim.