Komisioni Evropian ka kritikuar Serbinë në fushën e respektimit të të drejtave të pakicave. Përmes progresraportit për vitin 2024 evidentohen një sërë problematikash dhe veprime diskriminuese me të cilat përballet edhe komuniteti shqiptar në këtë shtet. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani thotë se këto probleme janë të kamotshme dhe shtrihen në shumë aspekte.