Zyrtarët në Kosovë po publikojnë çdo ditë dëshmi me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb dhe presidentit Aleksandër Vuçiç me sulmin e fshatit Banjksë të Zveçanit. Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiçit para sulmit të 24 shtatorit. Sipas tij, ky grup terrorist, kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës.