Rusia po kërkon një shpjegim zyrtar nga aleatja e saj, Serbia pas raporteve se Beogradi ka dorëzuar mijëra raketa në Ukrainë për luftën e saj kundër pushtimit rus. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shprehu "shqetësimin më të thellë" në lidhje me këto lajme, të cilat mbërritën fillimisht nga një media proqeveritare ruse muajin e kaluar.