Ministri e Infrastrukturës në Kosovës, Liburn Aliu, njoftoi se Serbia i ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, atij dhe kolegëve Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku. Aliu thotë se kërkesa e katër ministrave për të hyrë në këtë rajon, është refuzuar pa asnjë lloj arsyetimi.